Trajneri i Burnleyt ‘çliron’ Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

13 mars 2026 | 15:09

Lajme të mira vijnë së fundmi nga Anglia, më saktësisht tek skuadra e Burnleyt, aty ku luan dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja.

Është trajnerin i skuadrës angleze, Scott Parker, i cili në një deklaratë të dhënë për mediat, ka folur për gjendjen fizike të sulmuesit shqiptar, duke dhënë indicie pozitive për një aktivizim të mundshëm të tij në ndeshjet e radhës në Premier League.

“Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim se kur do ta kemi përsëri për në duelet e fundjavës”, sqaroi shkurtimisht trajneri i Brojës.

Shkodrani mbetet në dyshim për sfidën e së shtunës përballë Bournemouth në shtëpi, teksa priten të bëhen dhe vlerësimet e stafit mjekësor për rikuperimin gradual të lojtarit gjatë javës në vazhdim, përpara se 24-vjeçari të marrë minutat e nevojshme në këmbë.

Një lajm i tillë mund të çlirojë dhe trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Braziliani e ka pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij dhe mund t’i shërbejë në përballjen e play-off ndaj Polonisë më 26 mars. Lista e teknikut do të zbardhet brenda pak ditësh dhe pikëpyetjet mbi praninë e Brojës sa vijnë e shtohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…