Trajneri i Danimarkës: Dashuria për Eriksenin na ka dhënë krahë

27 qershor 2021 | 11:23

Trajneri danez, Kasper Hjulmand thotë se mbështetja e publikut ndaj incidentit të Eriksenit ka ndihmuar ekipin kombëtar të arrijë më lart, duke thënë se dashuria e tyre për lojtarin i ka dhënë krahë Kombëtares.

Danimarka është mbajtur në mënyrë të admirueshme edhe pas mungesës së lojtarit të tyre kryesor, shkruan Goal.

“Kur Christiani u shemb, gjithçka ndryshoi për mua. Ishte papritmas një situatë krejt tjetër. Ne kishim nevojë për dashuri dhe mbështetje dhe kjo na dha krahë. Është e vështirë të besosh se ky është realiteti. Unë jam vërtet mirënjohës për të gjithë danezët që erdhën këtu”, tha trajneri.

Danimarka kaloi në çerekfinalet e Kampionatit Evropian duke mposhtur Uellsin në Amsterdam.

“Është çmenduri. Unë jam shumë, shumë mirënjohës. Unë i admiroj djemtë. Gjithçka nuk ishte perfekte gjatë lojës, por ne u përmirësuam. Djemtë janë luftëtarë të vërtetë”, përfundoi danezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen…