
Trajneri i Granadës: Ishim të barabartë, e përmbysim Unitedin
Granada është mposhtur në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Evropës nga Manchester United (0-2).
Trajneri i kësaj skuadre, Diego Martinez nuk e ka humbur optimizmin dhe beson te përmbysja e madhe në “Old Trafford”.
“Jemi krenarë sepse, pavarësisht diferencave astronomike midis dy skuadrave, luajtëm si të barabartë me United. Rezultati na ndëshkon shumë duke parë atë që prodhuam në fushë. Na dhemb goli i dytë i pësuar, por e kemi të qartë që gabimet të kushtojnë kundër ekipeve si United. Penalltia? I respektojmë gjithmonë vendimet e arbitrave, shpresoj që një penallti të tillë ta akordojnë për ne në ndeshjen e kthimit. Kualifikimi? Unë besoj plotësisht te përmbysja e madhe. Dolëm nga fusha me kokën lart, kështu që do të shkojmë të luajmë ndeshjen tonë në ‘Old Trafford’. E dimë që do të jetë tepër e vështirë, por do të japim më të mirën tonë”, deklaroi trajneri 40-vjeçar”, ka thënë Martinez.