Trajneri i Italisë shërohet nga Covidi

20 nëntor 2020 | 19:56

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Manqini është shëruar nga koronavirusi.

Manqini ishte mungesë e Italisë për ndeshjet e nëntorit, derisa Kombëtarja arriti t’i fitojë të tri ndeshjet dhe të sigurojë vendin në finalen e Ligës së Kombeve.

Mirëpo, trajneri ka konfirmuar se ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.

“Pranova rezultatin negativ këtë mesditë. Ia dola, jam mirë”, ka thënë Manqini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes…