Trajneri i Kosovës deklarohet pas humbjes nga Jordania

10 nëntor 2021 | 20:39

Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e Përfaqësues së Kosovës, që zuri vendin e të shkarkuarit, Bernard Challandes.
“Dardanët” u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme. Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje. Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”, ka thënë Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Serbi, i tha programit në gjuhën serbe…