
Trajneri i Leipzigut: Dukej sikur gjyqtari donte që të merrte autograf nga Neymari
Barazimi i Leipzig ndaj PSG-së nuk i ka pëlqyer trajnerit të skuadrës gjermane, Jesse Marsch.
Trajneri amerikan sulmoi ashpër në konferencën për shtyp pas ndeshjes gjyqtarin e ndeshjes, duke u shprehur se donte një autograf nga Neymar për vendimet që mori gjatë 90 minutave.
“Ai ishte shumë i zemëruar me vendimet e arbitrit. Unë ia shpreha pakënaqësinë time gjyqtarit. Ndonjëherë dukej sikur donte një autograf nga Neymar kur i tregoi kartonin e verdhë. Nuk ishte mirë. Në penalltinë e dytë duhet të shkonte në VAR dhe ta shihte rastin, pasi faulli ishte i dukshëm. Ne luajtëm mirë që në fillim të ndeshjes, arritëm të shënonim gol shpejt. Por, si pasojë e penalltisë, situata e PSG-së ndryshoi. Ishim më të mirë se PSG-ja, por për fat të keq dolëm nga fusha vetëm me një pikë”, ka deklaruar Marsch.
Pas barazimit të djeshëm ndaj parisienëve, Leipzig u eliminua nga Liga e Kampionëve, objektivi i tyre tashmë është që të sigurojnë në vend për në Ligën e Evropës, aty ku për momentin ndodhet Brugge me 4 pikë.