Trajneri i Leverkusenit kundër largimit të Xhakës

23 korrik 2025 | 11:10

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është kthyer në çështje te Bayer Leverkuseni. Pasi agjenti i tij e shprehu se dëshira e mesfushorit shqiptar është të kthehet në Angli, për të luajtur me Sunderlandin, trajneri Erik Ten Hag ka reaguar.

“Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarë të dojë, por klubi i tij i ka lënë tashmë tre lojtarë të rëndësishëm të largohen, dhe nuk do të lejojmë të tjerë të ikin. Graniti është një lider, ka akoma tre vite të mbetura kontratë këtu”, u shpreh Ten Hag.

Çfarë kishte thënë më parë Hoze Noguera Rodrigez është: “Është ë vërtetë që ka një akord në parim mes klubit dhe lojtarit, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Bajer Leverkusenin dhe ata që e drejtojnë kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm për situatën. Ne kemi kërkuar leje që të flasim me Sunderlandin, Leverkuseni pranoi si shenjë respekti ndaj Granitit. Tani çdo gjë është në dorën e klubeve”. Xhaka nuk po gjen aspak qetësi në këtë merkato vere. Dhe tashmë nuk është Milani në mes, por një klub anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri para fillimit të…