Trajneri i Lille: Zhegrova është këtu, të shohim nëse do qëndroj deri në fund

25 gusht 2025 | 10:40

Telenovela Edon Zhegrova akoma nuk po gjenë përfundim.

Futbollisti nga Kosova po kërkohet me ngulm nga Marseille dhe Juventus, mirëpo Lille nuk po bindet nga ofertat ekonomike të këtyre ekipeve dhe nuk po lëviz nga pretendimet e tyre.

Në këtë formë probleme të vazhdueshme po ka edhe trajneri Bruno Genesio, i cili vazhdimisht po pyetet nga gazetarët në lidhje me qështjen Zhegrova.

Ai edhe pas fitores 1:0 ndaj Monaco me një gol të minutave të fundit foli për sulmuesin e krahut.

“Ai është këtu me ne. Do e shohim nëse do qëndroj deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. Ka pasur probleme dhe lodhje në muskuj gjatë pasditës, kjo është një prej arsyeve që nuk luajti”, ishin disa prej fjalëve të trajnerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 25.08.2025* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…