Trajneri i Lyonit: Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme
Lyoni ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3-1. Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e barazimit.
Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 7.9 për paraqitjen e tij në takimin e mbrëmshëm. Ai luajti për 89 minuta ndaj Troyesit dhe kontribuoi me golin e barazimit, i cili ishte i pari për të me fanellën e Lyonit.
Trajneri i Lyon, Peter Bosz kishte fjalë të mrekullueshme për Xherdan Shaqirin.
“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme në veçanti me këmbën e tij të majtë. Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Bosz.
Shaqiri with a thunderous goal for Lyon tonight 🔥 https://t.co/zJd1xsP3CU
— Watch LFC (@Watch_LFC) September 22, 2021



