Trajneri i Prishtinës ankohet në ndarjen e drejtësisë

20 shkurt 2022 | 17:35

Prishtina ka pësuar humbje 0-2 në derbi nga Ballkani në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Ky takim u zhvillua në Podujevë, pasi bari i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ende nuk është gati.

Gjithsesi Ballkani fitoi duelin në minutat shtesë, ku Ermal Krasniqi realizoi nga penalltia për 0-1 dhe Mevlan Zeka për 0-2.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq është ankuar në ndarjen e drejtësisë, pasi sipas tij Otto John është përjashtuar me të kuq pa të drejtë.

“Ndeshja ndryshoi kur Otto John u largua nga loja dhe kur humbën penalltinë. Largimi i John nuk mendoj se ishte i drejtë. Nuk e ka merituar kartonin e verdhë pasi unë kam qenë afër dhe nuk e ka merituar ndëshkimin”, tha boshnjaku.

“Nuk e ka merituar fitoren Ballkanit. Loja ishte e mirë, me temp, por po të realizonim penalltinë, loja do të kishte rrjedhë tjetër. Sa i takon titullit është e vështirë, por do të tentojmë të stabilizohemi”.

“Nuk kemi pritur të kemi këtë ecuri, por edhe fati na ka kthyer shpinën pak”, deklaroi trajneri i Prishtinës.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së…