
Trajneri i Rubinit: Fiorentina ka interesim për Dakun
Klubi i Fiorentinës po përpiqet të transferon sulmuesin Mirlind Daku. Sulmuesi kuqezi shihet si zëvendësues i Moise Kean, derisa interesimin e klubit italian për Dakun e ka konfirmuar edhe trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.
“Fiorentina duhet ta shes sulmuesin Kean, dhe më sa e di, ajo ka interesim për Dakun”, është shprehur Rakhimov.
27-vjeçari e ka nisur sezonin e ri, në mënyrën më të mirë të mundshme, ku në katër ndeshjet e para kampionale ka shënuar po aq gola dhe ka bërë një asistim. Gjithashtu, Daku ka edhe një gol në Kupën e Rusisë, ku në total në gjashtë ndeshjet e para në të gjitha garat ka realizuar 5 gola. Ai javë më parë ka firmosur kontratë të re me Rubin Kazanin deri në vitin 2029 kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2023.