Trajneri i Spanjës: Jam krenar që kam një kapiten si Morata

08 shtator 2025 | 15:15

Fitorja e madhe e Spanjës ndaj Turqisë me rezultat 6-0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 u shoqërua jo vetëm me spektakël në fushë, por edhe me një gjest të veçantë që u vlerësua nga trajneri Luis de la Fuente.

Sulmuesi Alvaro Morata, i cili këtë herë e nisi ndeshjen nga stoli, refuzoi të mbante shiritin e kapitenit kur u aktivizua në pjesën e dytë, duke ia dorëzuar atë mesfushorit Rodri. Ky veprim tregoi respekt dhe frymë kolektive brenda grupit, duke dhënë një shembull të rrallë për rëndësinë e ekipit mbi individin.

“Morata është një shembull për ne, jam krenar që kam një kapiten si ai. Ai e mori atë vendim dhe kjo e nderon atë. Jam i lumtur edhe për këtë”, deklaroi De La Fuente pas ndeshjes, duke vënë në pah modestinë dhe karakterin e sulmuesit.

Trajneri i Spanjës theksoi gjithashtu se, pavarësisht minutave të reduktuara në këtë sfidë, lojtari i Comos mbetet një figurë kyçe për kombëtaren.

“Nuk i kam dhënë asnjë shpjegim. Ai e di rolin e tij, edhe unë e di. Shumë gjëra varen nga sulmuesi që luan. Alvaro është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është kapiteni ynë dhe kjo meriton nderimet e të gjithë vendit. Jam krenar që kam lojtarë si ai në ekipin kombëtar”, ta De La Fuente.

Gjesti i Moratës është parë si një dëshmi e forcës së grupit që po ndërton Spanja nën drejtimin e De La Fuentes. Një skuadër që, përveç rezultateve të mëdha në fushë, po tregon edhe unitet e frymë lidershipi, elemente thelbësore për suksesin në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 5 shtator në rrugën “Knjaz Milos”, Mitrovicë Veri, Policia…