Trajneri i Spanjës: Yamal e meriton ‘Topin e Artë’

06 qershor 2025 | 15:33

Pas fitores spektakolare 5-4 ndaj Francës në gjysmëfinalen e “UEFA Nations League”, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk i kurseu lavdërimet për yllin 17-vjeçar të Barcelonës, Lamine Yamal.

Me dy gola vendimtarë në këtë ndeshje, Yamal jo vetëm që siguroi kalimin e Spanjës në finalen e tretë radhazi të këtij kompeticioni, por gjithashtu forcoi kandidaturën e tij për “Topin e Artë”.

“Lamine Yamal është lojtar i jashtëzakonshëm, një talent i rrallë që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare. Ai është më i miri në botë, ndaj e meriton ‘Topin e Artë’. Më shumë se gjithçka flasin paraqitjet dhe golat e tij në fushën e lojës”, – deklaroi De la Fuente pas ndeshjes.

Yamal ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, duke fituar La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Në nivel ndërkombëtar, ai luajti një rol kyç në triumfin e Spanjës në “Euro 2024”, ku u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut dhe fitoi çmimin për golin më të bukur.

Përveç suksesit kolektiv, Yamal është vlerësuar edhe individualisht, duke fituar “Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç dhe u renditur në vendin e tetë për “Topin e Artë” 2024.

Spanja do të sfidojë Portugalinë në finalen e “Nations League”, ku Yamal do të ketë mundësinë të përballet me një tjetër legjendë të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Një tjetër performancë e shkëlqyer mund ta forcojë më tej kandidaturën e tij për “Topin e Artë”.

Me një sezon të mbushur me suksese dhe performanca të jashtëzakonshme, Lamine Yamal po dëshmon se është një nga talentet më premtues të futbollit botëror dhe kandidat serioz për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, qysh pas daljes së…