Trajneri i Sparta Pragës: Rrahmani është i shkëlqyer para portës kundërshtare

11 gusht 2025 | 13:20

Albion Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë në fillimin e këtij sezoni me Sparta Pragën. Sulmuesi ishte përsëri protagonist, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Sigma Olomouc dhe duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë i Rrahmanit në po aq ndeshje të kampionatit, një statistikë mbresëlënëse që tregon formën e lartë dhe efikasitetin e tij para portës. Me këtë ritëm, ai po tregon se mund të jetë jo vetëm një lider në fushë, por edhe një garanci për gola gjatë gjithë sezonit. Trajneri i Spartës, Brian Priske e vlerësoi lart paraqitjen e lojtarit të tij, duke theksuar se përvoja dhe qetësia e Rrahmanit janë arma të fuqishme në momentet vendimtare.

“Sigurisht, ai e ka mësuar këtë për shumë vite dhe ende po punon me veten. Përfundimi i tij është shumë i mirë, e pamë sezonin e kaluar dhe këtë sezon. Ai është mjaftueshëm i pjekur për të përdorur përvojën e tij. Kur arrin te porta e kundërshtarit, është shumë i qetë, i sigurt dhe i shkëlqyer”, ka deklaruar Priske.

Me formën që po tregon, sulmuesi kosovar jo vetëm që po fiton besimin e trajnerit dhe tifozëve të Spartës, por po dërgon një mesazh të qartë se mund të jetë ndër golashënuesit më të mirë të ligës këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori me origjinë nga Kosova, Gökhan Tunaligil, së bashku me…