
Trajneri i Suedisë: Ibra i trishtuar që nuk mund të luajë ndaj Kosovës
Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se ylli i ekipit, Zlatan Ibrahimoviq ndihet i trishtuar që nuk do të mund të luajë në ndeshjet e tetorit ndaj Përfaqësueses së Kosovës dhe Greqisë.
Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”. “Dardanët” do të ndeshen fillimisht kundër Suedisë më 9 tetor, ndërsa ndaj Gjeorgjisë do të luajë më 12 tetor në ‘Fadil Vokrri’.
Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Anderson ka thënë se Ibrahimoviqi ndihet i trishtuar që nuk mund ta ndihmoj ekipin.
“Nuk do ta kisha nxjerrë jashtë liste nëse do të kishte pasur një shans për të luajtur. Ai për një kohë ka shpresuar se do të vijë me të, por nuk e ka bërë këtë. Dialogu mes nesh ka qenë i mrekullueshëm dhe ai është ai që ka qenë më i trishtuari që nuk mund të marrë pjesë në këto ndeshje”, ka Andersson.