Trajneri i Zvicrës: Nuk ka më ndeshje ‘vëllazërore’

04 shtator 2025 | 16:10

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin në prag të ndeshjes kundër Kosovës, e cila do të zhvillohet nesër në Bazel, në kuadër të kualifikueseve ka theksuar se kjo përballje nuk duhet parë më si një ndeshje miqësore mes dy vendeve me lidhje të afërta.

“Dikur flitej për një duel vëllazëror, një ndeshje miqësore… Por kjo histori ka marrë fund. Nuk do të ketë më të tilla”, u shpreh prerazi ai, duke treguar qartësisht se Zvicra e trajton këtë sfidë me seriozitet të plotë.

Yakin është i vetëdijshëm për komunitetin e madh shqiptar në Zvicër dhe pret një atmosferë të zjarrtë në “St. Jakob-Park”. “Besoj se do të kemi një mbështetje të ndarë në mënyrë të barabartë — 50 për qind për ne, 50 për Kosovën apo Shqipërinë”, ka shtuar ai.

Sa i përket objektivave në grup, trajneri zviceran shprehu besimin se ndeshjet në shtëpi do të jenë vendimtare për ecurinë e ekipit. “Grupi nuk është i lehtë, por përballjet në shtëpi me Kosovën dhe Slloveninë janë një mundësi e mirë për të krijuar një pozicion të fortë që në nisje. Këto janë ndeshje që duhen fituar,” deklaroi Yakin.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arnesa Hysen Koliqi shpall të pavlefshme dëftesën e kl. 11…