Trajneri i Zvicrës: Zeqiri është në radarin tim

02 tetor 2020 | 17:51

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta ftojë Andi Zeqirin në të ardhmen në ekipin A të helvetikëve.

Futbollisti i Kosovës u ftua sot nga Zvicra U-21 për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2021, por futbollistin kosovar po e ndjek me kujdes edhe Kombëtarja A. Derisa Kosova llogarit në të për të ardhmen, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe zviceranët.

“Ne jemi gjithmonë të sinqertë. Do ta marr atë në ekipin kombëtar kur të jem i sigurt se ai mund të na ndihmojë ne. Unë nuk do ta bllokoj kurrë atë. I kam folur qartë për këtë. Ai tashmë ishte në listën B. Ai është në radarin tim”, ka thënë Petkoviç.

Zeqiri ka shkëlqyer në futbollin zviceran me ekipin Lausanne-Sport, ndërsa së fundmi u transferua në klubin nga Premierliga, Brighton. 21-vjeçari pritet ta ketë një karrierë mjaft të suksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Hysni Gucatit ka ofruar 5 mijë euro garancion…