Trajneri Jesus shërohet nga koronavirusi

21 mars 2020 | 21:33

Jorge Jesus është shëruar nga koronavirusi.

Trajneri portugez kishte dalë pozitiv në koronavirus në analizat e bëra ditë më parë.

Por, është tani skuadra e Flamengos që me anë të një komunikate, ka bërë të ditur se 65 vjeçari është shëruar nga koronavirusi.

“Flamengo informon publikun se testimi i ri në trajnerin Jorge Jesus ka treguar një rezultat negativ të pranisë së virusit Covid-19. Ne i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e trajnerit”, thuhet në komunikatë, raporton Goal.com.

Jesus ka qenë në mesin e pjesëtarëve të botës së futbollit që është prekur nga koronavirusi, por është i pari që tani është shëruar nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria serbe po dhunon psiqikisht…