Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina
Trajneri nga Greqia, Michalis Kakiouzis më nuk është trajner i Sigal Prishtinës. Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar për largimin e grekut Kakiouzis. Ai kishte marrë drejtimin e Prishtinës para fillimit të sezonit, por është larguar për arsye familjare.
“Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin”, ka njoftuar Sigal Prishtina.
Klubi ka falënderuar trajnerin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës. “Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë”, ka njoftuar Sigal Prishtina.



