Trajneri kosovar aksidentohet në aksin Morinë–Kukës

06 mars 2026 | 00:36

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e së enjtes në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovë doli nga rruga dhe u përplas me murin mbajtës të autostradës, përpara se të binte disa metra poshtë anës së saj.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk u shënuan të lënduar. Drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, arriti të shpëtojë pa pasoja shëndetësore.

Vetë Cecelia ka treguar momentet e aksidentit, duke shpjeguar se shkak ishte lodhja dhe gjumi që e zuri gjatë drejtimit të automjetit.

“Quhem Besart Cecelia, jam nga Vushtrri. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë. Jam trajner futbolli te FC Basanja. Isha i lodhur dhe në një moment më zuri gjumi. E pashë veten duke dalë nga rruga. Falë Zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Mendoj se lartësia nga e cila rashë ishte më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë dhe po shkoja drejt Shkodër, pasi kishim stërvitje,” – u shpreh ai.

Trajneri, i cili drejton ekipin FC Basanja në kategorinë e dytë, tha se e konsideron shpëtimin e tij si një mrekulli, duke shtuar se ndihet sikur “ka lindur për së dyti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese Njoftimi i fundit nga Albulena…