‘Trajneri serb më përgëzoi për golin në Leskovc’, Rey Manaj ‘çmend’ sërish serbët

20 tetor 2025 | 12:56

Heroi i fitores së Shqipërisë në Leskovc, Ray Manaj, ka zbuluar se Milosh Milojeviq e ka përgëzuar për golin e shënuar kundër Serbisë.

Përfaqësuesja serbe është mposhtur nga Shqipëria më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjithë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj.

Festa e tij me duart në formën e shqiponjës kishte acaruar më tepër se goli serbët, por kjo pak rëndësi ka për ne.

Pasi është rikthyer në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojeviq, i cili është trajner i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuar gjatë ndeshjeve të kombëtares.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojeviq është e shkëlqyer. E kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga angazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”, ka thënë Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, përcjell “TCh”.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas vendimit…