Trajnohen rreth 1 mijë e 400 mësimdhënës të komunës së Gjilanit

15 shtator 2025 | 15:24

Komuna e Gjilanit, po vazhdon me trajnimet e mësimdhënësëve gjatë vikendeve.

Procesi pritet të përfundoi gjatë shtatorit dhe i cili ofrohet falas.

Për të parë ecurinë e trajnimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun.

Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, tha se trajnimi për 1392 mësimdhënës në komunën tonë është në fazën e fundit.

Për herë të parë, një trajnim i tillë po ofrohet falas për mësimdhënësit e komunës sonë.

“Procesi i trajnimeve ka filluar në fund të muajit maj 2025 dhe deri më tani janë trajnuar 45 grupe mësimdhënësish, nga gjithsej 50 grupe të planifikuara në kuadër të projektit”, tha Shpend Nuhiu.

Drejtori për Arsim, theksoi se trajnimet janë zhvilluar kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa sipas planit pritet të përfundojnë në fund të muajit shtator 2025.

Organizator dhe përgjegjës i trajnimeve është qendra KCIC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Kur bibliotekat tona humbin lidhjen me rrënjët amerikane Shukrije Rama…