“Traktorët që shiten në treg 25-30 mijë euro, Ministria i bleu 50 mijë deri 100 mijë euro”

25 shkurt 2021 | 22:41

Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se kanë bërë dy hulumtime në lidhje me keqpërdorimet në bujqësi.

Ai në “Debat Plus” thotë se Ministria e Bujqësisë ka vendosur kritere aq shumë të ashpra sa që sipas tij bujqit e vërtet nuk kanë mundur të aplikojnë.

“Dyshimet janë që zyrtarët që punojnë në Ministrinë e Bujqësisë kanë ndërtuar kompani për të bërë këso projekte në mënyrë që bujqit të përfitojnë grantet”, tha ai.

Drejtori i “Çohu” ka thënë se keqpërdorime të mëdha janë bërë edhe me çmimin e traktorëve.

“Një traktor me pajisje përcjellëse që çmimin në treg e ka pasur 25-30 mijë euro, vlera e blerjes nga Ministria ka shkuar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro”.

Demhasaj thotë se edhe shpërndaja e traktorëve është bërë në baza elektorale.

Ai thotë se traktorët janë shpërndarë në ato komuna që nuk shquhen për zhvillim të bujqësisë e janë lënë anash komunat që njihen për zhvillim të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbikëqyrja e rritur ndërkombëtare mbi variantet e koronavirusit po nxjerr…