
Transformimi i pabesueshëm i burrit të pastrehë, ja fotot që pushtuan rrjetin
23 dhjetor 2020
| 11:39
Një i pastrehë brazilian është ribashkuar me familjen e tij, pasi pronari i një berberhaneje u kujdes për flokët dhe mjekrën e tij.
Joao Coelho Guimaraes, 45 vjeç, prej tre vitesh endej rrugëve të Brazilit, pasi familja e tij e mendonte të vdekur prej një dekade.
Së fundmi, disa persona vendosën ta transformimin totalisht 45-vjeçarin, duke i ofruar veshje të reja dhe një pamje komplet tjetër. Imazhet e transformimit të tij u bënë virale, duke i befasuar të gjithë.