
Transparenca buxhetore triumfon në Rahovec!, e para me 100 pikë
29 korrik 2025
| 15:27
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë me dije se sipas rezultateve të Indeksit për Transparencën Buxhetore për vitin 2024, Komuna e Rahovecit është renditur në vendin e parë, me 100 pikë.
“Një sukses dhe dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe në shërbim të qytetarëve. Çdo cent i shpjeguar. Çdo qytetar i informuar. Kjo është mënyra jonë e të qeverisurit, me përgjegjësi dhe me transparencë të plotë. Komuna e Rahovecit është shembull për gjithë Kosovën. Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin, ky është sukses i përbashkët!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.