
Transport të sigurt, shkolla e mësim që ndërton të ardhmen – programi i Bekë Berishës për fëmijët
08 tetor 2025
| 19:18
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka thënë se do të krijojë program të vërtetë dhe jo eksperiment por sistem funksional për mësimin e fëmijëve.
Ai ka premtuar transport të sigurt, shkolla me kushte që i meritojnë dhe mësim që ndërton të ardhmen.
Postimi i tij i plotë:
Do të krijojmë një program të vërtetë. Jo eksperiment. Por një sistem funksional për mësimin e fëmijëve tanë.
Shkolla me kushte që i meritojnë.
Mësim që ndërton të ardhmen.
Sepse fëmijët tanë nuk janë dekor për fushata, as “show” për fotografi.
Janë përgjegjësi. Janë e ardhmja.
Dhe e ardhmja nuk pret më!
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/