
Transporti, djegiet dhe industria – ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka bërë të ditura burimet prej nga më së shumti ndotet ajri në Kosovë.
Sipas AMMK-së, në përqindje më të madhe djegiet e vogla si ngrohja nëpër shtëpi, banesa e shërbime tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit.
Pastaj është industria, pra industria prodhuese, e energjisë, gurore, ndërkaq në fund janë transporti dhe bujqësia.
Në tabelën me të dhënat e publikuara thuhet se emetimet e grimcave të ngurta të pluhurit PM10, bëhen 49 % nga djegiet e vogla, 37 % nga industria, 11 % nga transporti dhe 3 % nga bujqësia.
Emetimet e grimcave të ngurta të pluhurit PM2.5, më së shumti bëhen nga djegiet e vogla 68 %, pastaj nga industria 24 %, transporti 7 % dhe bujqësia 1 %.
Kurse, emetimet e dyoksidit të azotit NO2, bëhen më së shumti nga industria 57 %, transporti 30 %, bujqësia 9 % dhe djegiet e vogla 4 %.