Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” protestë para Qeverisë, edhe Rama pjesë e saj

24 nëntor 2025 | 10:41

Transportuesit privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” kanë nisur një protestë sot (24 nëntor) para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zgjidhje për problemet e vazhdueshme me pagesat dhe subvencionet për transportin urban.

Në këtë protestë i është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shprehur mbështetje për kërkesat e transportuesve dhe ka theksuar se qeveria duhet të ndërhyjë për të zgjidhur krizën financiare që po ndikon edhe në funksionimin e transportit publik në kryeqytet.

Rama ka bërë apel që Qeveria dhe Ministria e Financave të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, duke theksuar se situata ka prekur punëtorët, qytetarët dhe sektorin e transportit në tërësi.

Sipas tij, mungesa e pagesave dhe vonesat në subvencione kanë ndikuar në ndërprerjen e disa linjave dhe krijimin e vështirësive të mëdha për qytetarët që varen nga transporti publik.

Transportuesit privatë kërkojnë që Qeveria të sigurojë fondet e nevojshme dhe të rregullojë pagesat e vonuara, ndërkohë që protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë veprimet e tyre derisa të ketë një përgjigje konkrete nga institucionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë do të ngrihet flamuri shqiptar në…