Trashëgimia e robërisë dhe kostoja e padrejtësisë për UÇK-në

03 prill 2026 | 22:54

Shkruan: Sali Bislimi

-Abuzimi me UÇK-në multidimensional!

Hasmëritë e akumulara dhe mungesa e drejtësisë gjatë regjimit serb viktimizuan UÇK-në. Keqpërdorimi i luftës për liri sikur ishte një moment për qërimin e hesapeve mes shume familjeve në konflikt duke i lënë fajin UÇK-së.
Fati i Kosovës ishte Anton Çeta, i cili me pajtimin e gjaqeve minimizoj viktimizimin brenda shqiptar gjatë luftës për liri.
Me ketë mungesë të drejtësisë që kishin shqiptarët në kohë okupimi, sot abuzon edhe Gjykata e Hagës, kjo mungesë drejtësie në kohë – duhet të futet në drejtësinë që zhvillohet në Hagë për ta kompletuar atë, dhe jo për të abuzuar edhe një herë duke ngarkuar UÇK-në me gjëra të cilat edhe një herë e viktimizon.
Gjendja e rëndë ekonomike e vendit, ishin prapë të shumtë ata që kërkonin azil duke akuzuar dhe abuzuar me UÇK-në për t’i rregulluar çështjet ekonomike dhe leje qëndrimin në Evropë.
Ishin po ashtu të shumtë ata që merrnin edhe certifikata false tek një deputet rom në Ferizaj për përkatësinë etnike, vetëm për t’u paraqitur si minoritet për të arritur qëllimet e tyre për leje qëndrim në Evropë, sepse gjoja prapë ishte UÇK-ja që i përndjek.
Isha në Galerinë e Gjykatës Speciale, aty avokati i viktimave thotë: Ne nuk i besojmë gjykatave të Kosovës për çështjet civile të viktimave. Ai harron që edhe kjo gjykatë është e Kosovës, por shton se të gjitha viktimat e Kosovës jetojnë në vendet perëndimore dhe siguria e tyre është e garantuar. Prapë mendova një abuzim që i bëhet edhe gjykatës në emër viktimizimit, duke rregulluar çështjen e rregullimit të qëndrimit me shpifje anti-Kosovë dhe anti-UÇK.
Heronjtë tanë viktimizohen edhe nga një mentalitet i qytetërimit islam, ku xhelozia është vrastare pa asnjë gram mëshire, sepse UÇK-ja ishte vetëm shqiptare pa asnjë ndikim fetar.
Duke qenë aktiv në komunitetin shqiptar në Zvicër që nga viti 1992, mund të them se heronjtë tanë paguajnë një çmim të lartë dhe shumë të padrejtë duke iu vënë në kurriz të gjitha padrejtësitë të gjashtë shekujve të robërisë.
Hashim, baca Jakup, Kadri dhe Rexhë, ata që janë kundër jush janë kundër zotit.
Kam pasur mijëra shqiptarë përballë me netë pa gjumë edhe kam, e di saktësisht që heronjtë tanë nuk kanë faj, për ketë me rritet zemërimi dhe me shtohet forca nga zoti për t’i mbrojtur me çdo çmim nga një gjykim i padrejtë dhe antinjerëzor që i ndodhë Kosovës në këto kohë moderne dhe demokratike.
Tendenca e kësaj drejtësie cinike, raciste, njëetnike nuk kalon.
Turpi ju takon atyre që heshtin këtë proces gjykimi antidemokratik dhe antinjerëzor.
Ligji po, por mungon mendësia e drejtësisë për të ne – rastin për Kosovën.
Në foto me flamurin UÇK-së në Vatikan bashkë me kardinalin britanik Arthur Roche.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustaf Gashi nga Suhareka.…