Trazira në burgjet e Ekuadorit, vdesin më shumë se 60 të burgosur

24 shkurt 2021 | 17:22

Ekuadori është në kaos. Në tre burgje ka nisur një luftë mes bandash dhe deri tani kanë humbur jetën 62 persona. Po ashtu bëhet me dije se ka pasur tentativa për arratisje masive.

Edmundo Moncayo, drejtori i burgjeve, tha në një konferencë shtypi se 800 policë kanë ndihmuar për të rifituar kontrollin e mjediseve. Nga ana tjetër qindra oficerë nga njësitë taktike ishin në krye të detyrës që nga momenti kur shpërthyen përplasjet e para.

Moncayo u shpreh se dy grupe po përpiqeshin të fitonin pushtet në burgje ndaj dhe përplasjet ishin të mëdha dhe shumë prej të burgosurve humbën jetën. Disa foto që janë publikuar në media tregojnë se përleshja ka qenë me pasoja të rënda, pasi ka dhe shumë të plagosur.

Trazirat vdekjeprurëse në burgje kanë ndodhur shpesh në vitet e fundit në Ekuador. Burgjet janë të tejmbushura, pasi janë më shumë se 27 mijë persona që po vuajnë dënimet.

Lidhur me këto trazira, Presidenti i Ekuadorit, Lenín Moreno, tha se ai kishte urdhëruar ministrinë e mbrojtjes “të ushtronte kontroll të rreptë të armëve, municioneve dhe eksplozivëve në perimetrat e jashtëm të burgjeve“.

Tashmë situata në burgje është qetësuar dhe policia ka marrë në kontroll situatën, por frika për përleshje të tjera ekziston./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma“ Kelmendi Gmbh„ në Panairin GulFood në Dubai Firma „…