Tre bombardues amerikanë B-1 nisen nga baza britanike “RAF Fairford”

10 mars 2026 | 19:32

Tre aeroplanë bombardues amerikanë të tipit B-1 raportohet se u nisën më herët të martën nga baza e Forcës Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, “RAF Fairford”, sipas BBC-së.

Ardhja e bombarduesve B-1 dhe B-52 në “RAF Fairford”, bazë që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Anglisë, ka tërhequr njerëz që i përcjellin aeroplanët si dhe fotografë amatorë.

Disa prej tyre i thanë gazetares së BBC-së, Ellie Price, se kanë numëruar 12 bombardues të tipit B-1, pasi katër aeroplanë të tillë kishin aterruar më herët.

Gazetarja thotë se ka parë shumë aktivitet në bazë. Disa prej aeroplanëve i kanë motorët të ndezur, ndërsa disa të tjerë shihen me staf afër, që duket se po i kontrollojnë ata.

As Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, as Pentagoni në ShBA nuk kanë konfirmuar nëse ndonjëri prej këtyre aeroplanëve është përfshirë në ndonjë mision bombardues në Iran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën…