Tre britanikë të zhdukur pas zjarrit në një varkë në Egjipt

11 qershor 2023 | 14:00

Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e një varke gjatë një lundrimi detar në Detin e Kuq egjiptian.

12 britanikë të tjerë janë shpëtuar nga anija që ndodhej në brigjet e Marsa Alam, kanë thënë autoritetet lokale.

Ato kanë shtuar se raportet fillestare sugjeruan se zjarri ishte rezultat i një defekti elektrik.

Sipas raportimeve, anija ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën, raporton “BBC”.

Raportohet se në bord ndodheshin rreth 30 persona – 15 britanikë me pjesën tjetër të ekuipazhit egjiptian.

Deti i Kuq është një vendpushim për udhëtime zhytjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tone tejet më të relaksuara është deklaruar sërish emisari…