Tre futbollistë largohen nga Prishtina

04 qershor 2025 | 11:11

FC Prishtina ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me tre futbollistë të skuadrës së parë: Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngattas.

Klubi kryeqytetas falënderoi secilin prej këtyre lojtarëve për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe ju ka uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale.

“FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta. Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata. Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbyllur…