Tre kadetë kanadezë marrin pjesë në ushtrimin 36-orësh të FSK-së në Kosovë, po vijojnë studimet në QSU për një semestër

11 shkurt 2026 | 11:04

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë ushtrimit, kadetët janë angazhuar në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.

“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror ‘Saint-Jean’ i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër. Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, ka ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma qytetare “Liria ka Emër” mirëpret dhe falënderon mbështetjen publike…