
Tre kosovarë humbën jetën në aksident tragjik në Luksemburg
02 shtator 2025
| 15:46
Të hënën në mbrëmje ndodhi një aksident i rëndë mes një veture dhe një furgoni në rrugën N15, midis Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg.
Sipas medias infos.rtl.lu, bilanci është tragjik: pesë persona që ndodheshin në të dyja mjetet kanë humbur jetën.
Tre prej tyre tashmë është konfirmuar se janë nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i viktimave, i cili ka shkruar:
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00, në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëjt: Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati”.