
Tre persona të lënduar në një aksident në Prishtinë
27 prill 2021
| 23:41
Dy automjete janë aksidentuar sonte orës 23:00 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Aty kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia për rajonin e Prishtinës.