Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

19 janar 2026 | 14:27

Kreshnik Hajrizi, Xherdan Shaqiri e Uran Bislimi, janë tre futbollistët shqiptarë që janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Të tre këta futbollist, kanë zënë vend në 11-shen e xhiros së 20-të në Superligën zvicerane pas paraqitjeve fantastike që i patën vikendin e shkuar.

Hajrizi shkëlqeu te Sioni, ekip që barazoi 1:1 kundër Baselit, ku u veçua Xherdan Shaqiri, dhe të dy janë vlerësuar me nota të larta, 8.0 përkatësisht 8.4.

Ndërkohë, notën më të lartë në të gjithë formacionin e kësaj xhiroje, padyshim që e ka marrë Uran Bislimi.

Bislimi realizoi “hat-trick” në fitoren e Luganos 5:2 ndaj Luzernit dhe është vlerësuar me notën 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekspert i VAR-it e ka hedhur një teori “shpërthyese”…