
Tre të lënduar në një aksident në Kurbin, njëri prej tyre me plagë të rënda
06 korrik 2025
| 16:31
Dy automjete janë përfshirë në një aksident në Kurbin të Shqipërisë, ku janë lënduar tre persona.
Njëri prej të lënduarve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, raporton Abcnews.al.
Njëri nga drejtuesit është shoqëruar në polici, pasi ka rezultuar se ka qenë në ndikim të alkoolit.
“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit”.