
Tre të lënduar në një aksident në Podujevë
27 dhjetor 2020
| 22:55
Tre persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
Rastin për “Klan Kosova”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00, në rrugën Skenderbeu në Podujevë, ka ndodhur nje aksident trafiku në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rast merret njësia policore e komunikacionit rrugor”.