Tre të lënduar në një aksident në rrugën Pejë-Deçan

10 shkurt 2020 | 15:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Lybeniq.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:36 një aksident ka ndodhur në fshatin Lybeniq. Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar. Me rastin po merren njësitet policore”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës,…