Tre të vdekur dhe 197 raste të reja me Covid në Kosovë

27 tetor 2020 | 15:06

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë me këtë virus dhe 669 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi është një ndër modelet më seksi dhe më…