Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

23 janar 2021 | 15:34

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e vdekjeve nga COVID-19 në 1450.

Rastet e vdekjes janë nga Kamenica (82-vjeç), Peja (82-vjeç), Prishtina (90-vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 379 raste pozitive nga testimi i 1733 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast.

Sot janë regjistruar edhe 244 të shëruar, duke lënë numrin e rasteve aktive në 5515.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 57 mijë e 696 nga testimi i rreth 220 mijë personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër…