Tre të vdekur pasi treni del nga binarët në ShBA

26 shtator 2021 | 10:35

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga binarët në shtetin amerikan të Montanës.

Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me trenin që doli nga binarët.

Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i të lënduarve.

Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga binarët.

Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga raportimet e datës 26 shtator nga klinikat Covid-19, në…