Tre ushtarë të NATO-s vriten nga një sulm vetëvrasës në Afganistan

05 gusht 2018 | 12:17

Ushtria amerikane ka raportuar se një sulm vetëvrasës me bombë në lindje të Afganistanit ka lënë të vrarë tre ushtarë të NATO-s. Një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë janë plagosur në sulmin e së dielës.

Grupi talebanë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Wahida Shahkar, zëdhënëse e provincës Parëan, ka thënë se sulmi ka ndodhur afër qytetit Charakar.

NATO-ja ka  përmbyllur misionin në Afganistan më 2014, por disa trupa ende ofrojnë mbështetje dhe trajnime për ushtarët afganë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Anita Latifi është bërë arsyeja e ndarjes pak…