Në publikimin e tij, Margetiq paraqet një sërë akuzash për organizimin, logjistikën dhe personat që, sipas tij, kishin role kyçe në ‘safarët njerëzorë’ gjatë rrethimit të Sarajevës, raporton Jutarnji

Struktura operative: kush çfarë bënte

Sipas pretendimeve të Margetiqit, një person me emrin Novak (Novakoviq) ishte përgjegjës operativisht për grupet e ‘klientëve’ të huaj që vinin në Sarajevë për të marrë pjesë në sulmet snajperiste kundër civilëve.”

Ai pohon se, me urdhër të Slavko Aleksicit, Novak koordinoi ardhjen dhe lëvizjen e atyre grupeve, ndërsa rolin kyç në terren e kishte Papiq.

Margetiq pretendon se Papiq ishte komandant toge brenda njësisë së Aleksicit dhe se pikërisht ai, së bashku me disa vullnetarë, i udhëhiqte shtetasit e huaj drejt ‘foleve snajperiste’, nga të cilat, sipas këtyre pretendimeve, vriteshin civilë sarajevas.

Ai shton se, sipas tij, ekziston një numër më i madh incizimesh video, në të cilat Papiq shihet duke kryer pikërisht detyra të tilla.”

Sipas pretendimeve të Margetiqit, pikërisht përmes këtyre aktiviteteve të luftës, Novakoviq dhe Papiq kanë takuar Aleksandër Vuçiqin, për të cilin ai thotë se ishte pjesë e të njëjtës grupi.

Margetiq pretendon se Novakoviq dhe Papiq, pas vdekjes së personave të përmendur më parë si Aleksiqi, Brneti dhe Vasketi, tani janë ndër dëshmitarët më të rrezikshëm potencialë për Vuçiqin – sepse, sipas tij, ‘dinë shumë’.

Dëshmitarët e rrezikshëm’ dhe frika nga e vërteta

Në publikimin e tij, ai pohon se, sipas mendimit të Margetiqit, Vuçiq nuk beson tek dëshmitarët e gjallë, pa marrë parasysh besnikërinë e tyre.

‘Për Vuçiqin ata përbëjnë një rrezik që ai dëshiron ta eliminojë’, thotë Margetiq, duke ngjitur publikisht pyetjen nëse Papiq dhe Novakoviq janë parë në ditët e fundit.”

Në fund të publikimit, Margetiq ngre pyetjen drejtpërdrejt:

‘Kush është i radhës që do të zhduket?’, duke aluduar në një seri vdekjesh dhe zhdukjesh të personave të lidhur me këto ngjarje.

Në një shtesë të publikimit, Margetiq i referohet edhe një avokati nga Beogradi që më parë kishte folur për ‘Safariun e Sarajevës’, duke theksuar se kërkimet e tij nuk duhet të riprodhohen pa cituar burimin dhe duke bërë thirrje për praktikë profesionale dhe etike.”