Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

29 janar 2026 | 19:20

Një shef furme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të tjera penale. Ai gjithashtu u urdhërua të largohet nga vendi për tre vjet, transmeton albinfo.ch.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati disa ditë, Gjykata e Qarkut në Dietikon ka shpallur të enjten vendimin e saj në rastin e një drejtori menaxhues 57-vjeçar kosovar i cili kishte shpallur veten imam. Ai dhe familja e tij, si dhe kontabilisti i tij, u akuzuan për krime të shumta financiare. Prokurori kishte kërkuar një dënim me burg prej shtatë vjet e gjysmë dhe një dëbim prej 15 vjetësh nga vendi, shkruan 20minuten.ch.

Gjykata e uli ndjeshëm dënimin e kërkuar nga prokurori dhe e dënoi 57-vjeçarin me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim të lidhur me COVID-19, tentativë mashtrimi, përvetësim, falsifikim dhe vepra të tjera penale. Ai gjithashtu u urdhërua të largohet nga vendi për tre vjet, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë mbi gjysmë milioni franga zvicerane si dëmshpërblim.

“Akuza për keqmenaxhim dhe shumë vepra të tjera të dyshuara penale nuk mund të vërtetoheshin”, shpjegoi gjykatësi, duke justifikuar dënimin e reduktuar ndjeshëm. I pandehuri, i cili ka dënime të shumta të mëparshme, nuk ishte i pranishëm në seancën ku u shpall vendimi; ai ishte liruar nga paraqitjet në gjykatë. Ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe ka filluar me largimin nga puna të shqiptarëve…