Tre zyrtarë të KQZ-së, të lënduar në aksidentin në Gllarevë

20 nëntor 2025 | 21:36

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në Gllarevë të Klinës.

Siç konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tre persona mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq, Klankosova merr vesh se të lënduarit janë pikërisht zyrtarë të KQZ-së.

Zëdhënësi Gashi ndërkaq theksoi se sipas informacioneve që kanë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko”…