Tregtari i armëve thirrje Trump: Ik nga SHBA se do të të vrasin! Eja në Rusi, është “parajsë e sigurt”

09 prill 2023 | 20:20

Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të bërë nga tregtari rus i armëve, Viktor Bout drejtuar ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një mesazhi në “Telegram” dërguar Trump, Bout, i dalë nga burgu vitin e shkuar në kuadër të një shkëmbi të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka paralajmëruar Trump se jeta e tij është në rrezik.

”Administrata Biden nuk do të ndalet vetëm duke ju hedhur në kompleksin industrial penitenciar. Ata do ju vrasin herë apo vonë përpara se të lejojnë që ju t’u dilni para”, citohet Bout.

Ai i ka bërë thirrje Donald Trump të kërkojë strehim në Rusi, “një parajsë e sigurtë prej nga ku ju mund të drejtoni luftën për popullin amerikan”.

Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 për trafik armësh dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 30 fëmijë u ribashkuan me familjet e…