Tregu i talenteve të rinj, Diomande, Woltemade dhe Yildiz në krye të parashikimeve

12 dhjetor 2025 | 16:27

IES Football Observatory ka publikuar analizën e fundit mbi lojtarët nën 23 vjeç me rritjen më të madhe të pritshme të vlerës në treg — dhe në krye të listës qëndron 19-vjeçari Yann Diomandé i RB Leipzig.

Sipas raportit, vlera e Diomandé pritet të rritet nga €45.7 milionë në €85.8 milionë në gjashtë muajt e ardhshëm, një rritje prej €40.1 milionësh, më e larta në botë për këtë grupmoshë.

Pas tij renditen:

Nick Woltemade (Newcastle) me një rritje prej +€26.2 milionë

Bazoumana Touré (Hoffenheim) +€23.9 milionë

Kenan Yildiz (Juventus) +€23.2 milionë

Raporti tregon se klubet e Bundesligës dominojnë listën, ndërsa Real Madrid dhe Barcelona përfaqësohen me lojtarë të rinj shumë premtues si Mastantuono, Arda Güler dhe Joan García.

Premier League gjithashtu shfaq emra në rritje si Malick Diouf (West Ham), Diego Gómez (Brighton) dhe Estêvão Willian (Chelsea). Një surprizë është edhe përfshirja e Sunderland me portierin Robin Roefs.

Rritjet më të mëdha në përqindje u përkasin talenteve më pak të njohur, Abdelhamid Aït Boudlal (Rennes) dhe Christ Inao Oulaï (Trabzonspor), duke sinjalizuar potencial të madh për vitet e ardhshme.

Raporti i CIES thekson një trend të qartë: klubet elitare po investojnë gjithnjë e më shumë në lojtarë U21, duke i parë si asetet më fitimprurëse të së ardhmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
jermania ka akuzuar Rusinë për sulme kibernetike që kanë shënjestruar…