“Tren qeveritar”, Akuza për vjedhje të votave në Mitrovicë, publikohet një fotografi

10 nëntor 2025 | 18:45

Artan Behrami ka reaguar ashpër për procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, “fabrikim shtetëror të rezultatit”, raporton Periskopi.

“Në këto pesë vjet, Kurti e ka suspenduar logjikën dhe e ka zëvendësuar me inat, përçarje e urrejtje. Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtjeje që ka ndjellë”, ka deklaruar Behrami.

Sipas tij, në Mitrovicë janë përdorur të gjitha mjetet shtetërore dhe madje edhe grupe të nëntokës për të fabrikuar një fitore të rreme. “Në Mitrovicë nuk ka pasur tren bullgar, aty ka pasur tren qeveritar”, tha ai, duke paralajmëruar se kjo mund të shndërrohet në “skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”.

Behrami pretendon se në shumë vendvotime janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt dhe të përziera ndërmjet klasave, çka sipas tij tregon për trafikim votash dhe ndërhyrje sistematike në proces.

Ai u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë, organizatave joqeveritare dhe mediave që ta monitorojnë me kujdes numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Mitrovicë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati amerikan, Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në…